Pamjet e rënda/ Elbasan. Makina humb kontrollin, del nga rruga dhe përfundon në kanal


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Cërrik, në afërsi të fshatit Thanë.

Raportohet se një makinë ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal aty afër.

Fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur viktima në njerëz dhe as të plagosur, por vetëm dëme materiale.