Paralajmërimi: “Mutacioni Delta transmetohet për 15-30 sekonda”


Një profesor i Inxhinierisë së Mjedisit në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Demosthenes Sarigiannis duke folur për përhapjen e mutacionit Delta në Greqi tha se të dhënat janë po aq shqetësuese sa parashikimet.

Ai shtoi se në fund të korrikut vendi do ketë një mesatare prej 2,600 rastesh.

“Të gjithë duhet të shkojnë dhe të vaksinohen”, -apeloi profesori. Lidhur me mutacionin Delta, Sarigiannis përsëriti atë që dihet tashmë se është një variant që përhapet shumë shpejt ndërsa theksoi se brenda 15 ditëve do të jetë mbizotërues në vend.