Parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 17 korrik 2021 


Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në shtrirjen Lindore. Në orët vijuese vranësirat do të shtohen në vend, duke krijuar mundësi për reshje të karakterit lokal në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C. Era do te fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 në ballë.