“Përralla me mbret” Sapo u bë baba, Turjan Hysko nxjerr foton e ëmbël familjare bashkë me vogëlushen


Dy ditë më parë Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë.

Vogëlushen e tyre që  erdhi  në jetë e pagëzuan me emrin Atara.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë të ekranit, Turi publikoi portretin e së voglës pak pas lindjes.

Pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, jeta e çiftit tashmë është e mbushur me plot emocion dhe momente gëzimi.

Ditën e sotme Turi ndau sërish më ndjekësit një foto të kompletuar të portretit të familjes dhe padyshim është prania e vogëlushes që e zbukuron së tepërmi foton.

“Përralla me mbret”, ka shkruar Turi krahas fotos që publikoi në Instagram, ndërsa e Atara e vogël fle si qengj mbi kraharorin e mami Orindës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)