“Po i martojmë njerëzit me korrespondencë, topin e ka qeveria”/ Bizneset në Vlorë s’kënaqen me orarin: Karamele


Ndërsa në Vlorë u protestua sërish sot në mbrëmje, një nga përfaqësuesit e bizneseve  Ervin Sota, përsëriti edhe njëherë dy kërkesat për qeverinë Rama.

Ora muzikore të jetë e njëjtë me orën policore dhe qyteti të patrullohet nga civilë dhe jo efektivë me uniformë, tha ai.

Sota duke komentuar ndezjen e qirinjve tha se u bë pasi “Kemi ndezur qirinjtë sepse i kemi quajtur orare mortore”.

 “Topi ka mbetur në fushën e qeverisë. Nëse jo do të mblidhemi dhe do të vazhdojmë. Po diskutojmë për hapat e radhës. Ka dy vjet që nuk po martojmë njerëzit, i martojmë me korrenspodencë”, tha ai më tej. 

Pjesë nga fjala e tij

“Këtu është kulmi i protestës sonë, ne paralajmëruam mbyllje totale për 24 orë të bizneseve. Jemi mbledhur këtu të gjithë në një zë unanim, që të përcjellim mesazhin se këtë çështje e kemi problematikë seriozë. Është si puna e armëve kimike, që u mblodhën të gjithë, që nuk kishte asnjë lidhje politike, por është indinjatë e sinqertë që na prek të gjithëve. Të hiqet gardhi policor, nuk ka polici në sfond, por vetëm turizëm. Shiko sa lezet ka sot! Ka turizëm dhe vetëm biznesmenë.

Fasha orare të paktën të kalojë deri në orën 02:00 dhe pa ndotjen akustike që e përmendi edhe kryeministri që jemi plotësisht dakord, por ne nuk mund të ndjekim dot klientët në orën 2 dhe me logjikë të shëndetshme nga ora 24:00 deri në 2:00 të mëngjesit klientët janë më në pakicë dhe ambienti është më i sigurt dhe qetë përsa i përket COVID-19 dhe ora muzikore që kërkuam, që ne na u duk si një karamele që na u dha. Sidoqoftë faleminderit edhe për atë gjë.

Ne kërkojmë që deri në 24:00 ne të kemi një sfond muzikor që të ushtrojmë biznesin tonë në mënyrë të denjë dhe të shëndetshme. E kemi shumë sinqerisht dhe seriozisht! Kemi ndezur qirinjtë sepse i kemi quajtur orare mortore. Nëse nuk ndryshojnë masat. Ne pjesën tonë e bëmë. Presim me shumë besim që kryeministri dhe qeveria të na e kthejë me të njëjtën dashamirësi. Policët mos të vijnë më me uniformë, por civilë. Topi ka mbetur në fushën e qeverisë. Nëse jo do të mblidhemi dhe do të vazhdojmë. Po diskutojmë për hapat e radhës. Ka dy vjet që nuk po martojmë njerëzit, i martojmë me korrenspodencë“, tha ai.