“Po imitoja aktorin e famshëm, s’kishte makina në rrugë”/ Çfarë tha në polici 34-vjeçari që kreu manovra të rrezikshme


34-vjeçari i cili u bë viral në rrjet duke lënë timonin e makinës në ecje dhe hipur mbi të shtoi ‘inatin’ në rrjet, teksa përditë raportohet për aksidente rrugore.

Tashmë i gjobitur nga policia dhe pa patentë, i riu nga Tepelena tha në polici se veprimi i tij ishte një imitim i Don Johnson tek seriali “Miami Vice”.

“Gjithçka e kam kryer në një moment ku rruga ishte tërësisht bosh dhe nuk kishte asnjë lloj qarkullimi, kam dashur që të imitoja një personazh filmi Hollywood-ian, Don Johnson te seriali Miami Vice i viteve ’80”, ka thënë ai në polici.

Lexo edhe: https://www.fastnewsalbania.com/2021/07/shqiptari-del-nga-makina-ne-ecje-dhe-kercen-mbi-te-arsyeja-nje-video-per-ne-tik-tok-video/