Policia i mësyn në shtëpi, arrestohet biznesmeni i njohur nga Shkodra


Biznesmeni i njohur nga Shkodra Isuf Isufi është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Gjatë një operacioni blic nga policia atij i është gjetur një pistoletë.

Isufi më herë ka mbajtur postin e zv.presidentit të skuadrës së Vllazinës, ndërsa gjithashtë është komentuar edhe për të vëllanë.

Hasan (Bardh) Isufi, u arrestua si autor i plagosjes së Gëzim Bicit në prill të vitit 2020 pranë urës së Bunës.