Prej 5 muajsh në qeli, gjyqtarja Enkelejda Hoxha merr ‘goditjen’ e rradhës


Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të refuzojë për të tretën herë rradhazi kërkesën e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia.

Ajo qëndron në paraburgim prej 5 muajsh si e dyshuar për “korrupsion”.

Avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport rëndimi shëndetësor i djalit, si edhe raport mjekësor i babait të saj.

Hoxha ndodhet në burg prej 10 shkurtit dhe se ajo akuzohet për korrupsion dhe në marrjen e parave për lirimin nga burgu të kriminelëve.

Ish-gjyqtarja e Krujës njihet si personi që liroi nga burgu personat që ishin dënuar me burgim të përjetshëm.