Publikoi reklamën se veshjet e saj të mbroni nga virusi, firma e pëson keq


Një firmë australiane veshjesh është gjobitur me shumën e majme prej 5 milionë dollarësh. Kjo firmë pretendonte se veshjet e saj parandalonin përhapjen e Covid-19.

Kompania e njohur “Lorna Jane” publikoi një reklamë në të cilën thuhej se veshjet e saj ishin të ndërtuara me një teknologji që quhej “LJ Shield” e cila parandalonte depërtimin e baktereve në trup.

BBC shkruan se një jurist australian thotë se pretendimet e kompanisë janë të paprovuara dhe shumë të rrezikshme. Pas publikimit të kësaj deklarate, një lajm të tillë e ka pranuar dhe vetë kompania.

Një zëdhënëse e kompanisë thotë se ndien të mashtruar nga furnizuesi i saj i cili pretendonte të njëjtën gjë, madje duke shkuar edhe më tej kur tha se të gjitha kompanitë e tjera në Australi po furnizohen nga këto veshje.

“Na bënë të besojmë që teknologjia ‘LJ Shield’ po shitej në të gjithë Australinë, në SHBA dhe Kinë dhe ishte anti-bakteriale. Ne menduam që këtë risi t’ua jepnim edhe klientëve tanë” – tha zëdhënësja.