Rama publikon maketin e përfunduar në studion urbanistike të Dubait; ja si do transformohet Porti i Durrësit


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me transformimin që do të bëhet në portin e Durrësit.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga maketi i përfunduar në studion e urbanistikës të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në portin e Durrësit teksa  shkruan se aty do të nisë puna së shpejti .

Midis të tjerash, ai shkruan se Porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.

“Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.