Rama thirrje të rinjve: Ja si mund të përfitoni të ardhura më të larta se në emigracion


Sot pasdite kryeministri Edi Rama ka vizituar një fidanishte në zonën e Roskovecit.

I shoqëruar nga ambasadori i BE Luigi Soreca, ai ka treguar se pronari i serës së fidanishtes është kthyer nga emigracioni dhe ka përfituar nga mbështetja e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II me financim të BE, për të implementuar një teknologji bashkëkohore për kultivimin e fidanëve në serra.

“Puna e AZHBR me Komisionin Europian, që ka bërë të mundur thithjen e masës më të madhe të fondeve ndonjëherë për bujqësinë shqiptare, do vazhdojnë të krijojnë shembuj pas shembujsh të një të vërtete shumë të thjeshtë që dashuria për tokën, vullneti për punën, ambicia për zhvillim, nëse bëhen bashkë u japin njerëzve në fshat mundësinë e të ardhurave shumë më të lartë se ato që do të përfitonin duke punuar jashtë shtetit. Jo rastësisht e mbyllim këtu me dy shembuj të dy djemve të rinj që vijnë nga një rrugë e vështirë si emigrantë duke punuar për të tjerët për një copë bukë, e sot janë zot të vetes. Ambicia jonë është që ta çojmë bujqësinë në 1 miliardë eksporte, në mënyrë që Shqipëria e 2030-ës të jetë një kampione në rajon në eksportet bujqësore”, tha Rama.