Rëndohet bilanci/ Humb jetën e reja shqiptare nga përmbytjet në Gjermani (emri-foto)


Një e re nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e përmbytjeve masive që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani.

Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.

Kujtojmë se me vajzën nga Kosova, shkon në tre numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në Gjermani, pasi dje u gjet i pajetë nën rrënoja një çift nga Peja.

Deri më tani nga përmbytjet në Gjermani por dhe Belgjikë janë konfirmuar 200 viktima.