“Se çfarë argëtimi është të rrish 3-4 orë në një karrige”/ Braçe ironizon: Vetëm ata që arkëtojnë paratë e dinë


Pas përplasjeve të pronarëve të lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë me efektivët e policisë, si për “t’i hedhur benzinë zjarrit” zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një postim ironizuez në Twitter.

Braçe thotë se nuk e kupton çfarë argëtimi është të rrish 3-4 orë i ulur në karrige në një bar, duke ironizuar se këtë, e kuptojnë vetëm ata që arkëtojnë paratë.

“Se cfare argetimi eshte te rrish 3, 3 ore e gjysem, 4, ne nje karrige ne nje vend qe quhet bar, vetem ata qe arketojne parate e dine”, shkruan Braçe.