Sherri përfundon në vra sje/ Politikani qëllon për vde kje emigrantin


Lajmi se një politikan italian i partisë “Lega”, Massimo Adriatici, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken, po bën xhiron e mediave.

Ngjarja e cila thuhet se ishte për vetëmbrojtje, ndodhi mbrëmjen e të martës në Piazza Meardi, në Voghera.

Mediat italiane raportojnë se Adriatici nxori armën dhe vrau marokenin 39-vjeçar pasi një konflikti në lokal.

Sipas Adriatici, i cili ka leje për armë, marokeni sulmoi klientët që ndodheshin në lokal, si dhe atë vetë.

Ndërkohë viktima, Youns El Boussetaoui, kishte një rekorde penale për kërcënime, rezistencë ndaj arrestimit, drogë, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa licencë, mashtrimi dhe armëmbajtje pa leje.

Policia tha se politikane e qëlloi dhe e goditi emigrantin pranë zemrës pasi u shty nga ai, ndërsa raportohet se viktima ishte në gjendje të dehur.