Shifrat nga pandemia/ Ja sa raste të reja dhe humbje jete konfirmohen në Shqipëri


Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me C OVID19 11 raste të reja nga 3439 teste të kryera gjithsej.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në përditësimin ditor të situatës epidemiologjike në vend, se janë shëruar 7 pacientë.

Ndërkohë sipas të dhënave nuk ka asnjë humbje jete nga virusi.

Rastet e reja me Covid janë regjistruar: nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, nga të cilët 65 janë në Tiranë, e cila vijon të ketë numrin më të lartë të të infektuarve.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Statistika (19 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3439

Testime totale 859,432
Raste pozitive 132,697
Raste të shëruara 130,081
Raste Aktive 160
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65
Vlorë 17
Elbasan 17
Fier 14
Durrës 13
Shkodër 12
Lezhë 10
Korçë 6
Kukës 5
Gjirokastër 1