Shqipëria ende asnjë rast me Delta, Rama apel qytetarëve: Është variant i rrezikshëm, vaksinohuni!


Megjithëse në vendin tonë nuk janë konfirmuar raste të variantit të ri Delta, kryeministri i vendit Edi Rama ka apeluar qytetarët që të vaksinohen, për t’iu paraprirë çdo rreziku të mundshëm.

Gjatë një inspektimi të kryer në qendrën shëndetësore të Bashkisë Dimal, kreu i qeverisë tha se ky variant i ri i kononavirusit është i rrezikshëm.

“Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij varianti të ri. Është variant agresiv, përhapet shpejt.

Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% ë paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje.

Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit”, tha Rama

.