“Sikur është e vështirë shumë të firmosësh”/ Braçe: Me Ramën kam mosdakordësi gjithë ditën


Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se ka një marrëdhënie korrekte me kryeministrin Edi Rama, megjithëse kanë mosdakordësi gjithë ditën.

Në një intervistë televizive i pyetur se përse firma e tij është në çdo vendim të marrë nga Këshilli i Ministrave, ai shpjegoi se e ka detyrim ligjor që të hedhë firmën.

“Marrëdhëniet e mia me Ramën janë korrekte. Mosdakordsi ka gjithë ditën. Firma në VKM? Ku është problemi këtu? Nuk e kuptoj? Ku është problemi, apo është e vështirë shumë që të firmosësh. Ka qenë Rama në mbledhje.

Ça problemi keni ju? Vendimet e Këshillit të Ministrave kur mbledhjen e drejtoj unë, i firmos unë. Ku është problemi këtu? Është detyrim me ligj. Në shtator kam të sigurtë një kontratë pune me këtë zonë dhe një vend në Kuvend. Pastaj është vendimi i Edi Ramën. Unë gjithmonë kam kërkuar punë dhe karrige,”-tha ai në Frontline në News 24.