S’ka më kalim për shqiptarët nga Franca drejt Anglisë! Qeveria britanike do të paguajë 80 milionë euro për të…


80 milionë euro do t’i paguajë Britania e Madhe-Francës si ndihmë për të parandaluar emigrantët që shfrytëzojnë brigjet franceze për të kaluar në Angli.

Numri i emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Angli përmes Kanalit të Le Manshit në gjashtë muajt e para të këtij viti ka tejkaluar numrin total të tyre për vitin 2020.

Megjithatë drejtuesit e pushtetit lokal në Calais të Francës thonë se këto para nuk do të kenë asnjë ndikim, pasi vija bregdetare franceze është shumë e gjatë dhe e pamundur që të patrullohet e gjitha.

Por ministrja Priti Patel e mbrojti vendimin dhe tha se ndërhyrja e autoriteteve franceze ka shpërndarë pikat e nisjes në të gjithë vijën bregdetare të Francës.