“Unë fitova”! Becheti nis “luftën” me Ramën në mes të Romës: Luftova kundër persekucionit politik


“Unë fitova”, biznesmeni italian Francesco Becchetti ka hapur një “sajt” online të quajtur “parlo io”, në shqip “flas unë” ku shkruan për gjyqin ndaj Shqipërisë.

Becchetti fitoren e gjyqit ndaj Shqiperise, në shifrën prej 140 milionë euro e ka shpallur fitoren në mes të Romës në Itali, por kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do ti japim as një “kokërr leku”.

Posteri për reklamën e këtij web-i online, është vendosur në Piazza di Spagna në Romë. “Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Une fitova”, shkruhet në posterin gjigand, në të cilin shfaqet vetë Becchetti.

Ndërsa në shkrimin e web-it shkruhet se si ndodhi përplasja mes tij dhe qeverisë, Becheti shkruan se vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Becchetti dhe të tjerëve.

Shkrimi i plotë në faqen web të Bechetit:

Më 24 Prill 2019, Gjykata Ndërkombëtare ICSID, e Bankës Botërore, një organ përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve dhe investitorëve të huaj, lëshoi ??njëzëri një vendim të arbitrazhit, konfirmuar unanimisht nga Komiteti ICSID më 2 Prill 2021, i cili konstaton se paligjshmëria e veprimeve të ndërmarra nga autoritetet shqiptare kundër Francesco Becchetti dhe grupit të tij të biznesit, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

Vendimi i Arbitrazhit në veçanti përfundon duke deklaruar:

Vendimet në lidhje me mbylljen e Agon Channel TV të lëshuar nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Becchetti dhe të tjerëve;

Hetimet penale, të nisura nga Prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, të konsideruara afër konkurrentëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (E.A.) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai do të duhej të kishte biseduar me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin;

Kishte të meta thelbësore në bazë të akuzave mbi të cilat ishin bazuar hetimet penale;

Investimet e Francesco Becchetti ishin shpronësuar në kundërshtim me nenin 5 të Traktatit Bilateral për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Itali – Shqipëri.

Pak ditë më parë me vendim të këshillit të ministrave Brunilda Lilo u emërua Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, ajo zëvendësoi në këtë detyrë Enkelejda Muçajn.

Lilo ka mbajtur më parë detyrën e Avokates së Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar. Një ndër çështjet do të jetë edhe ajo e Bechetit që do përballet avokatja e shtetit shqiptar./Gazeta Shqip