“Vjeshta që vjen s’do jetë si e vitit të kaluar”/ Mjeku: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe


Varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij, kështu mendon epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti janë disa nga simptomat më të zakonshme dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi, sipas mjekut.

Por epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t’i ngjajë aspak asaj të kaluarës.

“Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se COVID normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa.

Janë shifra të mira nuk mund ta themi me siguri nëse do ketë rritje të shifrave, e sigurt është që vjeshta që vjen nuk do të jetë si ajo e kaluara, por dyshoj fort që pandemia të ketë kaluar plotësisht. Shira e të vaksinuarve nuk është në nivelet që siguron imunitetin kolektiv.

Rritja e rasteve, sinjalin e ka dhënë të qartë për praninë e variantit Delta. Do të ketë rritje rastesh, por jo në forma të rënda. Nga ky aspekt jemi më të qetë, nuk do jetë kurrsesi si viti i kaluar”, tha Alimehmeti në ‘Repolitix.