A do të njihet pasaporta shqiptare e vaksinimit? BE merr vendimin e rëndësishëm


Duke filluar nga dita sotme hyn në fuqi vendimi që lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e vaksinimit anti-C OVID19 që do të lëshojë, duke u pranuar me të njëjtat kushte në BE si pasaportat dixhitale të bllokut.

Lajmi vjen në kohën kur situata nga pandemia po njeh një përkeqësim në vende të ndryshme të Europës.

Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja. Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.

Në të njëjtën kohë, shtetet kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën dixhitale të BE ndaj Covid për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.

Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders tha: “Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurtë falë certifikatës dixhitale europiane ndaj Covid.

Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drjetën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i trasnportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”