A është i lidhur me vajzën 23 vite më të re se ai? Robert Berisha shuan dyshimet


Këngëtari i njohur kosovar, njëherësh ish-bashkëshort i këngëtares Nora Istrefi, Robert Berisha ka reaguar për lidhjen  e përfolur midis tij dhe koleges së tij 23 vite më të re, Erjona Sejdiu e cila është shpallur “Miss Kosova 2019”.

Ai ka pasur dalje të shumta me missin duke bërë që publikt të hedhë dyshime për nje lidhje dashurie midis tyre. Megjithatë, këngëtari e ka mohuar një fakt të tillë duke u justifikuar jo vetëm me moshën e re në krahasim me të por dhe se ajo është e afërmja e tij.

Rikujtojmë po ashtu se kohë më parë në një intervistë ka deklaruar se me ish-bashkëshorten e tij po kalojnë një kohë të mirë me vajzën e tyre, duke bërë që të tjerët të aludojnë për një ribashkim midis tyre.