“Ai është si Enver Hoxha” Befason Milaim Zeka, nuk lë gjë pa thënë për politikanin e njohur shqiptar


Analisti i njohur Milaim Zeka ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kopje identike e trurit të Enver Hoxhës.

Sipas Zekës, ai nuk shqetësohet fare se si mendon bashkësia ndërkombëtare, por sillet me ta sikur Kosova të ishte fuqi e madhe ekonomike dhe politike.

“Kurti nuk shqetësohet fare se si mendon bashkësia ndërkombëtare. Ky sillet me ta sikur Kosova të ishte fuqi e madhe ekonomike dhe politike, në kohën kur ne prodhojmë vetëm speca, domate dhe pak kastraveca. Çdo sjellje të tij me ndërkombëtarët, Kurti e bën vetëm për votat e brendshme”, deklaroi Zeka për rubrikën ‘Ditari’.

“Albin Kurtin e njoh që kur ka qenë student. Gjatë gjithë jetës së tij politike në opozitë, ka dalë hapur kundër BE-së dhe SHBA-së. Është tallur me pakon e Ahtisarit dhe i ka nxjerrë njerëzit në rrugë për ta kundërshtuar atë, madje është tallur edhe me flamurin e Kosovës, duke e quajtur lara-lara. E gjithë karriera e tij politike është kundërshtuese ndaj çdo gjëje që i ka ardhur era shtet i Kosovës. Po sillet ende si lider i opozitës, jo si kryeministër i vendit. Ai ëndërron që të jetë lider i gjithë shqiptarëve të Ballkanit, siç ëndërronte Enver Hoxha që të ishte lider i Internacionales Komuniste të Botës”, shtoi ai ndër të tjera.