Braçe publikon mesazhin e kongresmenes amerikane: Taksoni të pasurit!


Mbrëmjen e kaluar u zhvillua eventi “Met Gala”, ku morën pjesë yjet më të njohur të momentit, të cilët tërhoqën vemendjen me veshjet e tyre.

Një nga pjesmarrëset ishte dhe Alexandria Ocasio-Cortez, kongresmene dhe politikane e njohur amerikane, që kishte zgjedhur një fustan të bardhë me një slogan mbrapa, ku shkruhej: ‘’Taksoni të pasurit’’.

Erion Braçe ka shpërndarë fotot e kongresmenes Cortez, duke shkruar se në Amerikë nuk e kanë kompleks për ta thënë madje as sipas tij as për ta bërë këtë.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

TAKSO TE PASURIT!

SEPSE NE AMERIKE NUK KANE PIKEN E KOMPLEKSIT PER TA THENE KETE!

MADJE EDHE PER TA BERE KETE!

2021 MET GALA eshte rikthyer dje ne Neë York dhe perfaqesuesja demokrate ne KONGRES e BRONKSIT,

ishte veshur keshtu, duke “thirrur”:

TAKSO TE PASURIT!

Po dje, Presidenti Biden, postoi ne Tëitter:

“Fakti eshte se zjarrefikesi,

nuk duhet te paguaje me shume taksa se nje kompani e tere IT.

Nje mesues nuk duhet te paguaje me shume taksa se nje kompani nafte.

Ne do te heqim taksat per klasen e mesme, duke u siguruar qe korporatat e medha e te pasura te paguajne ate cka eshte e drejte”.

Nuk ka “specie ne zhdukje”,

por politika te qarta qe bejne drejtesi fiskale duke favorizuar klasen punetore dhe shtresen e mesme!