Detaji që ra në sy/ Pse Merkel dhe Rama u ulën në karrige gjatë himnit? Mësohet arsyeja


Ditën e sotme kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Më pas ndodhi pritja protokollare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Por një detaj ra në sy gjatë takimit zyrtar.

Ndryshe nga vizita e 6 viteve më parë, Merkel dhe Rama qendruan të ulur në karrige në momentin e himnit.

Mësohet se kjo ka ndodhur për arsye shëndetësore, ku kancelarja ka kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment, pasi nuk mund të qendronte gjatë në këmbë.