“Do të jap gjithçka” Pak para debutimit me Manchester United, vjen mesazhi i Ronaldos


Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo arriti të fitonte zemrën e tifozëve të vjetër që me ndeshjen e parë që zhvilloi për Manchester United.

Me portugezin në krye të sulmit, “djajtë e kuq” mposhtën Newcastle me rezultatin 4-1.

Por Ronaldo nuk lë vetëm numra dhe statistika, por shumë më tepër.

Një burim për SUN zbuloi fjalimin emocionues që ylli portugez i dha ekipit para debutimit të tij të dytë me fanellën e “Djajve të Kuq”.

FJALIMI I PLOTE:

“Unë u ktheva te Manchester United për dy arsye. E para është se e dua klubin dhe e dyta se e dua mentalitetin fitues që rritet brenda këtij klubi. Unë nuk jam këtu për të qenë nxitës i tifozëve. Nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet ta doni United nga fundit i zemrës tuaj.

Duhet të hash, të flesh dhe të luftosh për klubin. Nuk ka rëndësi nëse luani apo nuk luani, gjithmonë duhet të jepni 100% dhe të mbështesni shokët tuaj. Unë jam këtu për të fituar dhe fitorja sjell lumturi. Ne duam të jemi të lumtur apo jo? Ju jeni futbollistë fantastikë dhe unë besoj te ju, përndryshe nuk do të isha kthyer.

Nëse jepni gjithçka, fansat do t’ju mbështesin. Unë dua të krijoj një mentalitet fitues, kështu që kur të dal në pension e gjithë kjo të mbetet dhe ju akoma do të dominoni. Unë do të jap gjithçka, por kam nevojë dhe për ty. A jeni gati për të luftuar? A jeni gati të jepni gjithçka në fushë?”