“Drejtësi për Sabrina Bengaj”/ Pas Tiranës, protestë për ekzekutimin e 23-vjeçares në Fier


Pas Tiranës, “Platforma Kombëtare për Gratë” do të protestojë për Sabina Bengaj në Fier, në të njëjtën orë si në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

Sabrina Bengaj u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, ajo la pas një vajzë tre vjeçe.