Dy shqiptarë kapen “brenda fermës së fortifikuar” të drogws me vlerë 1 milion paund


Dy shqiptarë të identifikuar nga mediat e huaja si Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, janë arrestuar nga Policia e qytetit të Blackpool në Britaninë e Madhe. Ata akuzohen për kultivim kanabisi. Mediat shkruajnë se shtëpia me kanabis ishte e ‘fortifikuar’ dhe vështirë se mund të futeshe aty pa e ditur rrugën.

Në thuajse të gjitha dyert, ishin vendosur shule të fortë dhe ishin vidhosur në mënyrë që askush të mos kishte akses. Pasi policia arriti të depërtonte në godinë dhe të ‘shpërthente’ hyrjet, brenda gjeti 950 rrënjë kanabisi. Një zëdhënës i policisë u shpreh se vlera e tregut të tyre shkon në mbi 950 mijë paund.

Në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e elektricistëve pasi shqiptarët vidhnin energji për të siguruar rritjen e bimëve dhe mundësuan shkëputjen e rrjetit. Tashmë shqiptarët do të dalin para gjykatës dhe pritet të dëbohen nga Anglia.