“E pamë dhe b*thën” Ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Xhensila Myrtezajn në videot e fundit me Ardian Bujupin


Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka qenë e angazhuar me koncerte kohët e fundit.

Ajo ka zgjedhur të ndajë momente të ndryshme në rrjetet sociale.

Dje Xhensila publikoi disa video në të cilat shihet duke performuar në skenë së bashku me Ardian Bujupin, me të cilin ka bashkëpunuar për disa projekte muzikore.

Artistja kishte zgjedhur të vishte një body të zi, të ngushtë pas trupit, i cili ishte shumë i hapur në pjesën e kurrizit. Flokët i kishte kapur bisht për të treguar shpinën dhe kishte bërë make up profesional. Ndonëse disa ndjekës e komplimentuan për look-un që kishte zgjedhur, disa të tjerë e kritikuan.

“Nuk i ka hije një nëne kështu”, i shkroi një ndjekëse, ndërsa një tjetër shtoi: “Kujdes se e pamë dhe b*thën. Kujdes se mos thyheni në mes, apo çfarë të thyheni ju, ku keni brinjë ju? Ju dhe brinjët i hiqni. Pash Zotin sa mundoheni, por pse gjithë ky mundim?”.

“Nuk e kan edhe larg ‘u ndanë çifti Xhensila dhe Besi’”, shkroi një tjetër ndjekëse.

Në një nga videot e publikuara, Ardiani shihet duke i vëndosur dorën Xhensilës në pjesën e kurrizit dhe ky veprim nuk i ka shpëtuar fansave.

“Ardiani t’i bëri fotot?”, i shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër shkroi: “Shyqyr rregullove b*thët, se vetëm me b*th po i bën fotot dhe videot”.

Xhensila ka zgjedhur të mos reagojë dhe të vazhdojë të shijojë suksesin e projekteve të saj muzikore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)