E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur sportiv


Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i mirënjohur Nexhat Gjuzi. Ky i fundit lindi në në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946.

Pjesën e parë të karrierës së tij ja kushtoi gazetarisë dhe deri në vitet 90 u shqua si një ndër gazetarët më të mirë sportiv të kohës.

Gjuzi ishte një nga themeluesit e Shoqatës së Intelektualeve Myslimanë. Ai shërbeu për shumë vite si i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë në poste të rëndësishme shtetërore.

Fd39bb43 8355 40eb 8e1a A69b552070f8