Gjendet trupi i pajetë i adoleshentes 17-vjeçare, ishte shpallur e zhdukur prej dy ditësh


Një trup është gjetur gjatë kërkimeve për një adoleshente të zhdukur dy ditë pasi humbi kntaktet me të afërmit e saj.

Policia e Derbyshire në Angli thotë se ata besojnë dhe dyshojnë se mbetjet e zbuluara në zonën e Birch Vale i përkasin 17-vjeçares Amy Hall.

Ndonëse identifikimi zyrtar nuk ka ndodhur ende, familja e Amy-t është vënë në dijeni të zbulimit. Amy u zhduk nga banesa në Hayfield, rreth orës 1 pasdite të enjten e 9 shtatorit.

Nëna e saj zemërthyer Nicky Hall shkruajti në një postim në rrjete sociale: Nuk mund ta besoj këtë që po ndodh. Trupi i Amy-t u gjet i vdekur ditën e sotme, më vjen keq që po ju jap një lajm të tillë.