Gjoba prej 50 milion lekësh të vjetra për shkelje të masave kundra virusit, merret vendimi për Elton Debreshin


Gjykata Administrative ka lënë në fuqi ditën e sotme gjobën për Elton Debreshin, për tubime të paligjshme.

Debreshi u gjobit për shkelje të rregullave të pandemisë në datën 26 mars të këtij viti, duke u gjobitur me 50 milionë lekë.

Kandidati i pavarur për qarkun e Dibrës u gjobit pasi shkeli rregullat anti-Covid për grumbullim të paligjshëm gjatë fushatës elektorale.