Ishte e fiksuar/ Histori e padëgjuar më parë, profesori i bën “gjëmën” studentes shqiptare


Një histori e padëgjuar më parë ka ndodhur së fundmi në Suharekë të Kosovës.

Protagoniste është një studente me inicialet A.A.

E reja për një periudhë 2-vjeçare ishte fiksuar me profesorin e saj.

Ajo i kishte shkuar në shtëpi duke i kërkkuar të lidheshin teksa e ngacmonte vazhdimisht dhe një herë e kishte ndaluar në rrugë duke tentuar ta përqafonte me forcë. Në pretencën e prokurorisë, shkruhet se që në dhjetor të 2018-ës e deri më 5 gusht 2020-ës, ajo vazhdonte vazhdimisht të ishte e fiksuar me profesorin e saj me inicialet B.B, teksa situata përfundoi në gjykatë.

Duke marrë parasysh gjendjen e saj mendore dhe emocionale, studentes së re i është caktuar një mbrojtës nga drejtësia. Studentja akuzohet për veprën penale “ngacmimi” parashikuar në nenin 182 paragrafi 1 i Kodit Penal. Për shqetësimin që i ka shkaktuar profesorit të saj, ajo mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, sipas atyre që parashikon Kodi i Procedurës Penale në Kosovë.