Kërkoi ndryshim të masës, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë “Pezullim nga detyra”.

Mjeku kardiokirurg është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës.

Mjeku u pezullua fillimisht nga ushtrimi i profesionit, por gjatë kontrollit në shtëpi e zyrë iu gjetën gjysmë milioni euro, prej nga u ngritën dyshime edhe për vepra të tjera penale.