“Mirupafshim Merkel” Kancelarja gjermane ikën nga Shqipëria, përcillet në Rinas nga Rama (VIDEO)


Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mbyllur vizitën e saj zyrtare në Tiranë.

Ajo u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Ndërsa zbriti nga makina për t’iu drejtuar avionit, Merkel shkëmbeu me Ramën një bisedë të shkurtër.

Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë ‘mesazhet e lamtumirës’ vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të Bashkimit Europian.