“Mos mu drejto mua me moj!” Plas sherri keq mes Alfred Cakos dhe studentes: I ke buzët me qumësht po rri aty


Ditën e sotme konspiracionisti Alfred Cako u përplas në programin “Breaking” me një studente.

Tema e diskutimit ishte vaksinimi me detyrim.

E pranishme në studio, e reja Nikolina Qiriazi tha se ka mijëra studentë që nuk duan të vaksinohen dhe se ajo vetë është një prej tyre, dhe nxorri një sërë arsyesh se pse nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Në atë moment ndërhyri Alfred Cako: “Po ça na flet për CDC e CDA moj, se ato janë pjesë të konspiracionit moj. Ik se je e vogël se i ke buzët me qumësht po rri aty”.

Qiriazi: E para mos m’u drejto mua me moj, se ti flet për histori hardhucash e lloj lloj konspiracionesh që kushdo ka të drejtën t’i besojë ose jo.  Unë ngre pyetje llogjike, se po del një shkencë që thotë që nuk të mbron vaksina nëse nuk vaksinohen të gjithë? Ky ligj a është në përputhje me Kushtetutën?