Ndodh edhe kështu/ Një zog hyn në studion e emisionit të gazetares Beti Njuma (Video)


Një zog ka hyrë në studion e emisionit të gazetares së RTV Ora Beti Njuma, e cila sot nisi puntatën e parë të emisionit të saj më të ri “Ora e Betit”.

Teksa emisioni po transmetohej drejtpërsëdrejti, zogu ka hyrë brenda studios, ndërkohë që të pranishmit kanë nisur të qeshin.

Gazetarja e emisionit, e cila e ka vënë re ka thënë se nuk e di se si ka hyrë dhe nga ka hyrë, duke qenë se ka shumë korridore deri tek studioja.