Njerëzit që nuk publikojnë në rrjete sociale janë mendërisht më të fortë


Në qoftë se jeta juaj po ju duket më monotone se kurrë, apo thjesht sikur nuk po bëni asgjë, nuk është aspak e vërtetë. Mos u përfshini në qerthullin e rrjeteve të ndryshme sociale, pasi jeni mirë si spektator, të paktën kështu shprehen psikologët dhe studimet e tyre.

Por çfarë thonë gjetjet e kërkimit: Referuar një studimi të ri nga Universiteti Brunel në Londër, ata persona që mburren me dietat e tyre, ushtrimet në palestër, ose arritjet, janë tepër narcistë. Ndërsa ata të cilët ndajnë çdo detaj nga jeta e tyre private në rrjetet sociale priren të vuajnë nga vetëbesimi i ulët.

Këta tipe njerëzit janë vëmendje-kërkues dhe pëlqyeshmëria në rrjetet sociale duket se i kënaq së tepërmi.

Ne të gjithë kemi një shok, shoqe apo mik, i cili është i fiksuar me publikimin e fotove në palestër, duke ngrënë drekë, një selfie nga Kulla Eifel, apo ndryshimet e shpeshta nga ‘Vetëm’ në ‘Në një marrëdhënie “dhe anasjelltas.