Nuk përmbahet Salianji: Shqipëria një serë e madhe has hashi me urdhër të Ramës


Deputeti i Partis Demokratike Ervin Salianji u shpreh se Shqipëria është një serë e madhe me hashash, teksa shigjetoi kryeministrin Edi Rama.

Duke iu referuar një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Salianji shkruan se vendi ynë është i pari në Europë për prodhimin e hashashit.

“Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njëjtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar 👇”, shkruan Salianji, ndërsa ka publikuar edhe një video ku sjell një deklaratë të kryeministrit Edi Rama.