Policia bën kërdinë, pranga 13 shoferëve! Kapen garuesit që lëviznin me shpejtësi në qendrat e banimit (Video)


Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka shtruar kontrollet për drejtuesit e mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në pranga kanë përfunduar 13 persona të cilët janë konstatuar të dehur në timon ose pa leje drejtimi.

Sanksioneve nuk u kanë shpëtuar po ashtu edhe shoferët të cilët bëjnë gara shpejtësie ose ecin në mënyrë të pakontrolluar në qendrat e banuara, teksa janë vënë nën hetim 14 drejtues automjetesh me xhama të errët dhe targa të modifikuara.

Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal  të Policisë  Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, pergjate dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe :Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë  të erresuar dhe targa të modifikuara.

Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse. Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.