Policia zbulon plantacionin/ Dr*gë pa fund, arrestohet ‘kopshtari’ shqiptar i fermës me mbi 1 mijë rrënjë


Një plantacion i madh me kanabis është zbuluar së fundmi nga policia spanjolle.

Mediat e huaja bëjnë me dije se për ambientin kujdesej një shqiptar.

Ferma ndodhej në Bashkinë e Jarandilla de la Vera dhe aty kishte të mbjella gjithsej 1 mijë e 117 rrënjë. Një 24 vjeçar shqiptar, që kujdesej për ujitjen e bimëve narkotike, u arrestua pas aksionit të policisë.

Shqiptari kishte ndërtuar një sistem të veçantë, që çonte ujin në çdo bimë. Të gjitha bimët e kanabisit u prenë dhe në fund pesha e tyre rezultoi rreth 1 ton.

Drogë pa fund, policia arreston ‘kopshtarin’ shqiptar të