Punonjësit shëndetësorë në Poloni hidhen në protestë, kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune


Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë në Poloni po protestojnë në Varshavë kundër uljes së pagave dhe kushteve të këqija të punës, teksa pandemia e koornavirusit po dëmton gjithnjë e më shumë sistemin shëndetësor të këtij shteti. Punonjësit po protestojnë pranë ndërtesave qeveritare, duke mbajtur në duar mesazhe ku paralajmërohet se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të përfundojë në kolaps si pasojë e kushteve financiare.

Punëtorët e gjashtë materniteteve kanë dhënë dorëheqje një javë më parë nga spitali i përgjithshëm i qarkut Luis, duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën. Më herët javës, presidenti amerikan, Joe Biden ka prezantuar një vendim ku të gjithë punonjësit të cilët kanë mbi 100 punëtorë do t’u kërkojnë punëtorëve të tyre dëshminë për vaksinim ose ata duhet të testohen çdo javë për koronavirus.

Një vendim i tillë është thënë se po bëhet për të ndaluar përhapjen e variantit Delta, që është më ngjitës. Ky vendim i Biden prek rreth 80 milionë amerikanë. Rreth 17 milionë punëtorë shëndetësorë gjithashtu duhet të vaksinohen plotësisht.