Rënia e ashensorit në Astir! Banorët: Punonjësit bëjnë si cuba, e kemi pasur edhe më herët si problem


Mbrëmjen e kaluar një ngjarje tragjike u regjistrua në Astir ku një ashensor ra teksa brenda ndodheshin pesë persona, midis tyre dhe një grua shtatzënë. Bëhet me dije se policia në lidhje me ketë ngjarje ka shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje nga grupi hetimor.

Mësohet se personat të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë janë: administratori i pallatit, shefi i teknikës së kompanise së ashensorëve, si dhe mirmëmbajtesi i ashensorëve.

Ndërkohë, banorët në prononcimet e tyre kanë deklaruar se para dy muajsh ka ndodhur e njëjta situatë. Një banore tjerër ka treguar se që prej vitit 2017, kur ajo banon në këtë pallat ka patur probleme të kësaj natyre dhe se punonjësit nuk vijnë për t’i rregulluar.

Deklaratat e banorëve për rënien e ashensorit në Astir:

Banorja 1: Para dy muajsh ka ndodhur e njëjta situatë madje kam qenë vetë personalisht në atë rast. Në atë rast telefonova për ndihmë.

Banorja 2: Më morën në telefon më thanë se cfarë kishte ndodhur. Më delikate ishte situata e gruas shtatzanë. Unë banoj këtu që në 2017, kemi pasur probleme. Kemi bërtitur disa herë se ulen ashensorët, janë punonjësit privatë. Bëjn edhe si cuba bëjn edhe si të forte.