Rrezikon jetën nga virusi/ Niset me urgjencë drejt Turqisë 24-vjeçarja Xheni Kaba


Virusi C OVID19 nuk po kursen as të rinjtë.

Rasti më i fundit është 24-vjeçarja Xheni Kaba.

Ajo ndodhet e intubuar prej ditësh.

E reja ishte shtatzënë gjithashtu dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme.

Mësohet se Kaba është nisur së fundmi në Turqi për kurim më të specializuar. Të afërmit e saj kanë bërë thirrje publike për ndihmë nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cila ata ta nuk i kanë.

Krahas nisjes së Xhenit jashtë shtetit, lajmi tjetër i mirë në këtë rast është se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve.