Rreziku që i kanoset njerëzimit, ditët me temperatura mbi 50 gradë Celcius janë dyfishuar


Numri i ditëve të nxehta çdo vit, ku temperatura arrin 50 gradë C, është dyfishuar që nga vitet 1980.

BBC shkruan se ditët e nxehta tanimë regjistrohen në më shumë zona të botës se më parë, duke paraqitur kështu sfida të pashembullta për shëndetin e njeriut dhe mënyrën se si jetojmë.

Numri i përgjithshëm i ditëve me temperatura mbi 50 gradë, është rritur në çdo dekadë që nga viti 1980.

Mesatarisht midis viteve 1980-2009  ditët me temperaturat mbi 50 gradë Celcius ishin rreth 14 ditë në vit. Mirëpo, ky numër pothuajse u dyfishua midis viteve 2010-2019, duke arritur në 26 ditë në vit.

Në të njëjtën kohë, temperaturat mbi 45 gradë Celcius tani po regjistrohen mesatarisht dy javë më shumë në një vit, sesa në të kaluarën.

“Rritja mund t’i atribuohet 100% djegies së karburanteve fosile,” thotë Dr Friederike Otto.

Rreziku nga i nxehti ekstrem

Temperaturat e larta mund të jenë vdekjeprurëse për njerëzit dhe natyrën, dhe të shkaktojnë probleme të mëdha për ndërtesat, rrugët dhe sistemet e energjisë.

Temperaturat prej 50 gradë Celsius regjistrohen kryesisht në Lindjen e Mesme dhe në rajonet e Gjirit.

Dhe pas temperaturave rekord prej 48.8C në Itali dhe 49.6C në Kanada këtë verë, shkencëtarët kanë paralajmëruar se ditët me mbi 50 gradë Celcius do të regjistrohen sërish, nëse nuk ulim emetimet e karburanteve fosile.