“Sa gjynah vjehrri” E fejuara e djalit të Berishës reagon për herë të parë pas vendimit të Bashës: Mos ia qaj hallin


Armina Mevlani, e fejuara e Shkëlzenit, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD, me vendim të kryetarit të kësaj force politike Lulzim Basha.

Blogerja ka komentuar në një postim të aktores Olta Gixhari, ku e ka komplimentuar për look-un.

Por një prej ndjekësve ka replikuar me Arminën, duke i kujtuar çështjen e Berishës.

“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan komentuesi.

“Mos ia qaj hallin,”- i përgjigjet ajo.