Shkalla e papunësisë për të rinjtë ra me 1,5%


Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç në tremujorin e dytë të këtij viti është 19,9 %.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT mbi tregun e punës, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është ulur me 1,5 %.

Ndërkohë,  krahasuar me tremujorin e parë 2021, ky tregues është ulur me 3,4 %.

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,6 %. Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje, si në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2020, ashtu dhe me tremujorin e parë të vitit 2021.

Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 11,8 % dhe për gratë 11,3 %. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë është ulur me 0,2 pikë përqindje për burrat, dhe me 0,6 pikë përqindje për gratë.