Shqipëria tundet sërish/ Lëkundje tërmeti në veri të vendit, ja sa ishte magnituda


Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Shqipëri.

Sipas të dhënave, epiqendra ishte në veri të vendit, por është ndjerë dhe në Tiranë, Lezhë e Shkodër.

Mësohet se tërmeti ka magnitudë 4.7 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Malësi të Madhe.

Deri tani nuk raportohen dëme materiale apo njerëz të lënduar.