Shqiptari në Selanik bën kërdinë, u kap me tre çanta me marij uanë


Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë ditën e sotme në Selanik të Greqisë, pasi u kap me 52 kg marijuanë. 37-vjeçari, u kap teksa po transportonte me mjetin e tij 3 çanta të cilat përmbanin 49 pako me 52 kg 34 gram marijuanë.

Mësohet po ashtu se droga kishte ardhur në linjën Shqipëri-Maqedoni-Greqi. Midis të tjerash, shqiptarit iu sekuestruan edhe 3000 euro dhe 2 celularë.