Sigurisht që nuk janë picat, zbuloni cili është ushqimi i preferuar i fëmijëve


Fëmijët shpesh herë janë përzgjedhës në ushqimin e tyre dhe nuk pranojnë kurrsesi të hanë çdo gjë.

Mirëpo ka një ushqim që sipas studimeve është i preferuari i fëmijëve. Sipas kërkimeve, rezulton që makaronat fitojnë vendin e parë në preferencat e fëmijëve, duke lënë pas mishin, orizin dhe madje edhe picat!

Në fakt, shumë të vegjël i duan makaronat, të cilat gjenden në treg në forma nga më të ndryshmet, me të cilat ata luajnë dhe bëjnë histori. Në të njëjtën kohë, makaronat e fëmijëve lidhen në mënyrën më të mirë të mundshme me salcën, është e lehtë ta përtypësh, falë formës së tyre të vogël dhe tepër funksionale.

Ajo që është gjithashtu tepër e sigurt është se makaronat janë një zgjedhje më e shëndetshme sesa ushqimet e shpejta të tilla si hamburgerë dhe patate të skuqura, kështu që mos i privoni fëmijët tuaj në qoftë se ju kërkojnë.